Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet e 15 marsit, njofton Llapi.info.

“Nga 15 marsi i këtij viti do të jem kryetar i ri i Komunës ë Podujevës se ashtu qytetarët donë”, ka thënë Rudari në RTV Dukagjini.

“Çdo punë e mirë që qytetarët e shohin dhe prekin janë një garancë e mirë që LDK duhet të vazhdojë në Komunën e Podujevës. Qytetarët vazhdimisht kanë ditur të vlerësojnë punët që janë bërë dhe po bëhen”, ka thënë Rudari.

Përveç Rudarit, edhe dy kandidatët, Naim Fetahu i PDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së, janë shprehur se do të dalin fitues në këto zgjedhje të jashtëzakonshme./Llapi.info