Këshilltari nga radhët e PDK-së në kuvendin komunal të Podujevës, Fatmir Rudari, në seancën e mbajtur në kuvendin komunal ka folur për gjendjen ë Shëndetësisë në Podujevë, njofton Llapi.info
Rudari ka thënë se të dy Qendrat e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë qenë përfituese e aparateve nga një kompani, që sipas tij janë të dedikuar vetëm për kafshë.
“Sipas informacioneve të siguruara nga tereni, ne kemi kuptuar se Komuna e Podujevës në një bashkë investim me një shoqatë Arabe të quajtur QAD në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Podujevë, kryesisht me furnizimin me pajisje mjekësore, kanë përzgjedhur një kompani kosovare që merret me furnizimin me pajisje mjekësore. Kompania e përzgjedhur për furnizim me pajisje mjekësore besohet se në Qendrat e Mjekësisë Familjare së paku në dy qendra të Komunës së Podujevës ka sjellur aparat rëntgeni që janë të dedikuar vetëm për kafshë. Ne kemi kërkuar sqarime nga drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Podujevës për këtë çështje dhe shqetësim qytetar, por nuk kemi pranuar ndonjë informatë kthyese. Ne do të ndërmarrim hapa tjerë në këtë drejtim që të sqarojmë këtë çështje, të dihet se a gjenden ata aparat në ato Qendra të Mjekësisë Familjare dhe nëse gjenden në funksion gjatë shërbimit me njerëz, atëherë ta kuptojmë si ka ardhur deri tek ky veprim i tillë.” ka thënë Rudari./Llapi.info