Një rekord tjetër i lartë i rasteve të reja me koronavirus (COVID-19) ka arritur numrin e përgjithshëm në Rusi në 105.000 ndërsa numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 1.000, njoftuan autoritetet ruse.
Gjithsej 7.099 persona u testuan pozitiv ndaj COVID-19 ndërsa 101 pacientë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, tha ekipi i urgjencës në një deklaratë.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 106.498 ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1.073.
Më tej në deklaratë thuhet se 208.000 persona kanë mbetur nën mbikëqyrjen mjekësore në të gjithë Rusinë ndërsa 11.619 pacientë janë shëruar deri më tani./tch