Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, janë mike të vendit.
“Këto pesë vende s’e kanë njohur Kosovën por e kanë përshëndetur dokumentin e Presidentit Ahtisaari, prandaj këto vend ejani mike të Kosovës”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Edhe në raport me Rusinë, do të ishte me interes jetik, për Ballkanin dhe të mirën e Serbisë, njohja e Rusisë për Kosovën”.
“Duke njohur Kosovën, Rusia do ta ndihmonte më së tepërmi Serbinë. Do ta lironte nga barra e mitit të rrejshëm në raport me Kosovën”.
Këto deklarata Thaçi i ka dhënë gjatë Konferencës Rajonale “Dekada e Ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”./KlanKosova