Ministri i Shëndetësisë i Rusisë, Mikhail Murashko, ka thënë se ka filluar prodhimi i vaksinës anti-COVID.
Në një konferencë për media, Murashko, tha se vaksina do të përfundojë në fund të këtij muajit.
Ekspertët frikësohen se Rusia do ta rrezikojë sigurinë e njerëzve duke shpejtuar në gjetjen dhe lëshimin e vaksinës, raporton BBC.
Rusia deri më tash ka shënuar mbi 900 mijë raste me COVID-19, ndërsa ka regjistruar 15,617 vdekje.
Vaksina është emëruar “Sputnik V” për nder të satelitit të parë në botë. “Sputnik” është fjala ruse për satelitin.