Fitim Haziri ka siguruar mandatin e tretë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit doli si kandidati më i votuar nga të gjitha subjektet politike në Podujevë.

Mbi 10 mijë e 100 vota i mori në qytetin tonë bashkë me votat e mërgatës.

Derisa, numri i votave totale të Hazirit në zgjedhjet e 9 shkurtit ka arritur shifrën e 18,815 votave, duke u zgjedhur sërish si deputet i Kuvendit.

/Llapi.info/