Sabit Hoxha është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute. Mjekimi i tij duhet të bëhet në Turqi, shkruan Llapi.info.
Sabiti, nga fshati Obrançë, është i papunë dhe jeton në gjendje të rëndë ekonomike. Babait të katër fëmijëve shërimi i kushton 140 mijë euro. Nga këto, 30 mijë euro i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë.
Por, pjesa e mbetur (110 mijë euro) është kosto e papërballueshme për familjen Hoxha. Andaj, familja e tij po kërkon ndihmë nga vullnetmirët.
Familjarët e Sabitit i kanë dërguar në adresë të Llapi.info numrin kontaktues – 045-604-056.
Po ashtu, të gjithë ata që dëshirojnë t’i dalin në ndihmë Sabiti, këtë mund të bëjnë edhe përmes xhirollogarisë bankare:
Fatmire Hoxha (gruaja e Sabit Hoxhës)
Raiffaisen bank: 1501150002659713