Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcillar, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.
Gjatë këtij takimi njoftues ministri Yagcillar, fillimisht e uroj diplomatin turk në Prishtinë dhe e falënderoj për mbështetje të pakursyer.
Poashtu u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, njofton Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përcjellë Klan Kosova.
Sakar premtoi angazhimin e mëtutjeshëm të vendit të tij, në mbështetje të gjithanshme të Kosovës.