Njerëzit si Hamit Osmani – i njohur si Hamit Dushkolli, janë shumë të rrallë.
Përvec kontributit të jashtëzakonshëm në sektorin e arsimit në Podujevë, ai njihej edhe për guximin e rrallë për përballje ndaj armikut serb dhe ngritjen e kauzave kombëtare për clirimin e Kosovës.
“Sakrifikoi vetën për të tjerët”, titullohet njëra nga gazetat e cila shënonte për një histori dhe rast shumë të vecantë ku prezentë ishte profesori shumëvjecar i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë.
Ishin vitet e paraluftës ku nxënësit dhe profesorët e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, mbajtën tubim nën moton e kauzave kombëtare.
Para tyre u shfaqën shumë policë serbë dhe gjithë barrën e organizimit e kishte marrur profesori Dushkolli.
Marrja e barrës mbi supe i kushtoi atij me maltretime të rënda fizike dhe përndjekje deri në clirimin e Kosovës.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni disa nga torturat që Serbia ia bëri profesorit llapjan për shkak të bindjes së tij kundër tyre dhe në mbrojtje të kauzës për clirimin e Kosovës.
/Llapi.info/