Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka zbuluar se ai u kthye në Ligën Premier për t’ia vërtetuar Chelseat se kishte gabuar kur e la të largohej.
Ylli egjiptian ka qenë një zbulim i madh për Liverpoolin këtë sezon, duke shënuar 43 gola në 48 paraqitje në gjitha garat këtë sezon.
Salah u bashkua me Reds nga Roma në verë për një shifër mbi 45 milionë euro, por kjo shifër po del të jetë e ulët për nivelin e treguar nga egjiptiani.
Sulmuesi anësor ka pranuar se ai donte të rivendoste reputacionin e tij në Angli me transferimin te Reds, pasi u duk tepër në kërkesat e Jose Mourinhos dhe Chelseat në vitin 2015.
“Të jem i sinqertë, gjithmonë e kisha në mendje kur u largova nga Chelsea”, ka thënë fillimisht Salah për mediat britanike.
“Thashë shumë herë, gjithmonë ishte në mendjen time të kthehesha sepse shumë njerëz thanë se ai nuk mund të arrijë këtu [në Angli] dhe ai nuk është mjaft i mirë për Ligën Premier”.