Ish-kryeministri, njëherësh ish-kryetari i Partisë demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha pas zgjedhjes së Vjosa Osamnit në krye të Presidencës thekson se e njëjta u zgjodh nga qytetarët me votën e tyre.
Berisha theksoi se pret nga dyshja Kurti-Osmani që të kthejnë dinjitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe më gjerë.
“Mendoj se Zonja Vjosa Osmani u zgjodh presidente nga qytetarët dhe parlamenti i Kosovës ratifikoi me votën e deputetëve të tij këtë zgjedhje. Personalisht jam i bindur se në kushtet e një qeverie por edhe opozite të fortë, Zonja Osmani dhe Zoti Kurti me reforma të rëndësishme do konsolidojnë në Kosovë demokracinë, shtetin ligjor dhe ekonominë funksionale të tregut, do rrisin mireqenien dhe zhvillojnë më tej Kosovën dhe do ta afrojnë atë më shumë me NATO-n dhe BE-në.Perveç këtyre jam i bindur se ata do ti rikthejnë Kosovës në tryezen e negociatave dhe arenën ndërkombëtare, dinjitetin e merituar. Në këtë mënyrë roli i Kosovës do bëhet gjithnjë dhe më i rendësishëm në rajonin tonë” deklaroi Berisha për Gazeta Blic.