Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka kujtuar heronjtë Salih dhe Kadri Qerimi, nga fshati Katunishtë, Komuna e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Babë e bir heronj të Kosovës, Salihu dhe Kadriu, kishin rënë heroikisht në mbrojtje të atdheut.
Remi teksa citon një rrëfim të luftëtarit Sadat Cakiqi, jep detaje prej disa momenteve të njohjes me ta, derisa flet edhe për vizitat që i bënin tek babai i tij.
Shkrimi i plotë;
BABË E BIR DËSHMOR
(Dëshmorët Salih e Kadri Qerimi)
Pata fatin që personalisht ti njoh shumë vite më parë që të dy. Ata ishin miq shtëpie, vëllai i im Ismeti e kishte për grua vajzën përkatësisht motrën e tyre.
Salih Qerimi nga Katunishta, ishte një burrë i madh, i panënshtruar dhe i pamposhtur asnjëherë nga regjimi serb. Gjithmonë rezistoi, ashtu siç bëri rezistence edhe ditën e rënjës me 10.04.1999. Nga ky burrë, qysh në bisedat në odën e babës Hajdar kur vinte dhe bisedonte me babën tim, unë si i ri që isha e dëgjoja tek fliste se si duhet rrezistuar dhe si mund të çlirohemi nga Serbia. Dalja në skenë e UÇK-së Salihun e gëzoi pa masë. Ai kishte bindjen se vetëm pushka e trimave tanë do ta çlirojë Kosovën. Gjithnjë veproj i heshtur dhe asnjëherë nuk u vet-identifikua si kryes i veprave të mira.
Që nga fillimi u rreshtua në radhët e UÇK-së ku edhe veproj deri ne ditën e rënjës. Shfaqja e UÇK-së në Zonën e Llapit, Salihun e gjen të përgatitur dhe pa hezituar ndihmon organizimin dhe zgjerimin e saj. Posa u themeluan pikat e ushtarake, ai u kyç menjëherë në to. Vendosmëria e tij edhe pse tashmë burrë mbi të pesëdhjetat, ishte frymëzim për ne bashkëluftëtarët e tij që ishim shumë më të ri se ai, te cilin e konsideronin edhe si prind pasi kujdesej shumë për ne dhe na fliste për te kaluarën , të tashmen dhe të ardhmen. Ai fillimisht vendoset në pikën vëzhguese në Katunishtë, ku më pas i bashkohet njësitit “Ulpiana 35”, në të cilin e kishte edhe të birin, Kadriun.
Me 27 dhjetorit 1998 në betejën e UÇK-së në fshatin Obrançë Salih Qerimi me të birinë, Kadriun, me heroizmin e tyre mposhtën njëherë e përgjithmonë frymën pushtuese dhe thyen mitin për pathyeshmërinë e ushtrisë serbe.
Deshmori Kadri Qerimi e barte nje pushke automatike AK-47 qe ne i thojshim “kallash” dhe Minahedhësin RGB qe ne i thonim “Murtaj 500”. Me 27 Dhjetor 1998 Kadir Qerimi se bashku me babën tij Salih Qerimi dhe me bashkëfshatarin dhe bashkëluftëtarin Sahit Bajgora kanë qen te pozicionuar ne pjesën perëndimore afër varrezave te fshatit Obranq. Aty thuaja nuk ka pasur istikame te rregulluara fare vetëm disa gropa te hapura me herët nga ushtria serbe gjate veres. Kishte kaluar mesi i ditës dhe bora qe ksihte ren me herët vetëm se reflektonte nga rrezet e diellit ne ate pik te ditës. Pozicjoni ku ishte Kadria me bashkeluftaret e kishte kapur nje hije e bregut aty afër dhe ne njëfarë forme kishte krijuar nje ‘perde mburoj’ që mos te vreheshin nga forcat ushtarake serbe. Sulmi ishte shume i furishëm kishta aq shum gjuajtje me arme te ndryshme sa thuje se as gje nuk do te mbiste ne kembe. Sulmi i serbve ishte i kombinuar këmbësori dhe mjete te blindura me tankse, transporter , “pizgauver” dhe autoblinda. Nje autoblind dhe nje transporter me shpejtësi dalin afre pozicjoneve tona te shkolla e fshatit Obranq dhe nga pozicjoni i Kadirs me bashkëluftuar nuk ishte distanca ma e madhe se 50 metra. Kadri Qerimi ngritët pip ne kembe dhe i merr ne shënjestër njeher transporterin te cilin e godet me Murtaj 500 dhe pastaj edhe autoblindën. Forcave serbe tash ju ndal hovi dhe filluan menjëherë përpjekjet te tërhiqen. Aty kan gjuajt me armetë tyre edhe Salih Qerimi qe kishte nje pushke gjysem automatike “dhjetshe’ dhe luftëtari Sahit Bajgora me mitralozin e tij te leht te kembsoris. Salihu edhe gjuante sa munte mbi forcat serbe dhe i bertsite djalit te vete Kadris qe te futej ne nje kanal aty afër e mos te rrinte ashtu pa mburoj. Lufta po behej ne afërsi te madhe, forcat serbe e nisne sulmin befasishëm dhe me nje shpejtësi te madhe, por kur kersiti mbi ta Murtaja e Kadris edhe tërheqjen e bene me shpejtësi te madhe dhe duke ikur ne panik.
Raportet e forcave ishin shumë të ndryshme,(sepse vetëm armë të lehta dhe numër të vogël të ushtareve kishim atë ditë),raporti i humbjeve armike ishte i larte. U ndeshen dy forca diametralisht te kundërta. U ndeshen trimëria me dhunën ,guximi me barbarinë.
Pas betejave te Dhjetorit 1998 qe ndodhen ne Zone Operative te Llapit te cilat dhanë jehonën me te madhe se forca e UÇK-së po rritej. Filluan te vinë gazetar dhe Televizione te ndryshme botërore si BBC, CNN, ARD, TV5 etj. sidomos ne Llapashtice dhe ne Obranç dhe bënin reportazhe te luftës dhe intervista me luftëtaret e UÇK-së. Nje dite ne fillim te janarit te vitit 1999 ne pozicjonete e UÇK-së ne fashtin Obranç te shkollae e keti fshati aty ku ishte edhe dëshmori Kadri Qerimi vije një televizjon francez dhe dëshiron qe te intervistoj nje luftëtar te UÇK-së dhe per ta foli Kadri Qerimi. E pyeten: -“Kur do te ndalen vrasjet? Kur do t’i dorëzoni armët dhe kur do te tërhiqeni nga pozicionet? “- pyetje kogja provokatore nga ana e gazetarit francez. Kadri Qerimi u përgjigj shumë i qetë dhe rrjedhshëm:
– Cilin e vret UÇK-ja e ka vra edhe zoti! Ne jem në vendin ton, serbet janë okupator dhe së bashku me ata që po e pengojën luftën ton çlirimtare duhet të largohen nga Kosova ose do të përballën me armët tona çlirimtare!
Dëshmori Kadri Qerimi u dëshmua ne te gjitha betejat dhe ne te gjitha iniciativat si organizator strateg qe ndodhen me pastaj deri ne rënjën e tij ne detyrën e Komandantit te Togut ne fshatin Pakashticë me datën 20.04.2020.
Lavdi për dëshmorët babë dhe djalë; Sali dhe Kadri Qerimi!
Luftari: Sadat Cakiqi