Analisti politik, Fitim Salihu ka lavdëruar PSD-në për aksionin e sotëm tek presidenca e vendit ku vendosën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Salihu ka thënë se ky aksion i PSD-së është shumë përmbajtësor.
Kjo për faktin se sipas tij, kjo parti po prodhon politike “përnjemend” dhe se sipas tij ajo është gjeneratore e pashtershme e artikulimit ideo-politik.
Postimi i plotë:
Aksion jo vetem simbolik, por edhe shume permbajtesor. PSD-ja po prodhon politike pernjimend. Gjeneratore e pashterrshme e artikulimit ideo-politik.
Tash kur te gjuhen puthadoret e pushtetit me pyetjet e tyre zvarraniko-servile: Kush ju financon juve? Cili miliarder ja u ka pagu kete aksion super te shtrenjte? Dore e zgjatur e kujt jeni? Ne kuzhinat e kujt jeni gatu? Ku po i merrni keto jakne? Kush po ja u financon maskat anti-Covid? A po bleni a po gatuni?.