Salla sportive e shkollës fillore në Podujevë “Xheladin Rekaliu” ka dy vite që ka filluar të ndërtohet, por, ajo ende nuk është funksionalizuar. Shkas për këtë është falimentimi i firmës kroate “Zagario”, e cila kishte tenderin për ndërtimin e kësaj salle.

Muhamet Jashari, drejtor i shkollës fillore “Xheladin Rekaliu”, tha se projekti i ndërtimit të sallës sportive nuk është projekt i shkollës as i komunës, andaj nuk është faji i tyre.

“Salla sportive ka filluar të ndërtohet tash e dy vite, por, ende nuk është funskionale. Fajin për moskryerjen e punëve e ka kompania kroate “Zagario”, e cila e kishte fituar tenderin nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e kësaj sallë, pasiqë, ky projekt është i Bashkimit Evropian dhe as shkolla as komuna nuk ka faj për këtë”, ka thënë Jashari për Llapi.info

“Kanë mbetur edhe disa punë në fazën përfundimtare për tu bërë, në mënyrë që salla sportive të mund të funskionalizohet. Premtime kemi marrë që deri me 1 shtator të këtij viti do kryhen të gjitha punimet dhe salla do të bëhet funksionale”, ka shtuar Jashari.

Nga ana tjetër, edhe objekti i shkollës nuk është ndërtuar me material kualitativ, për çka edhe ka filluar të dëmtohet shkolla. Poashtu, sipas Jasharit, banjot e katit të dytë janë jofunksionale, pasi, nuk kanë izolim.

Probleme tjera që kjo shkollë ballafaqohet janë mungesa e kabinetit të kimisë, fizikës, biblotekës dhe mungesa e një kuzhine.

Por, pavarësisht problemeve, nxënësit e kësaj shkolle janë të suksesshëm në të gjitha garat ku ata marrin pjesë. Si dhe bashkëpunimi mes stafit të shkollës dhe prindërve është shumë i mirë, gjë e cila ka bërë që stafi i shkollës në bashkëpunim me prindërit të marin një sërë iniciativash vullnetare në të mirë të shkollës.

Shkolla fillore “Xheladin Rekaliu” është ndërtuar në vitin 2008 dhe tani ka 605 nxënës. /Llapi.info

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC