Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi pasi që sipas saj Raporti i Auditorit ka gjetur disa keqpërdorime të kryera nga Thaçi në lidhje me një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka shkruar se bëhet fjalë për një pronë dy hektarë e 12 ari që iu është dhënë një kompanie private pa bazë ligjore.
“Pra, i është dhënë prona e institucionit qëndror, personit juridiko-privat, duke u bazuar në një ligj që në asnjë rrethanë nuk rregullon çështjen e tillë. Thënë ndryshe, prona publike e institucioneve qëndrore ndalohet të ju jepet në shfrytëzim personave juridiko-privat”, ka shkruar Sallahu e që sipas tij shkelja është konstatuar edhe në raportin e Auditorit të Brendshëm.
“Ky është orkestrim financiar. Kjo është kurdisje ekonomike dhe përfitim financiar i kundërligjshëm në shfrytëzim të kundërligjshëm të pronës publike dhe në dëm të interesit të përgjithshëm publik”, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë:
Dy hektarë e dymbëdhjetë ari e shtatëmbëdhjetë metra katrorë, pronë të Ministrisë së Drejtësisë, i janë dhënë pa bazë ligjore, një kompanie private që paraprakisht ka fituar të drejtën për të lidhur kontratë duke mos qenë as të regjistruar si biznes.
Akterët e MD-së që kanë nënshkruar këtë kontratë përmes së cilës kanë dhënë 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë, janë bazuar në nenin: 6 par. 1, nën paragrafi 1.1 të Ligjit Nr. 06/L-92 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës, i cili thekson se “Komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës, për këto afate:
“Dhënia në shfrytëzim afatshkurtër e 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐥𝐮𝐚𝐣𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐬 që nënkupton periudhën nga një (1) vit e deri në pesëmbëdhjetë (15) vite; dhe nenit 12 i cili pecakton se “𝗧𝗲̈ 𝗵𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 që realizohen nga dhënia në shfrytëzim e pronës, konsiderohen para publike dhe i nënshtrohen legjislacionit për menaxhimin e financave publike dhe financat e pushtetit lokal.
Pra, i është dhënë prona e institucionit qëndror, personit juridiko-privat, duke u bazuar në një ligj që në asnjë rrethanë nuk rregullon çështjen e tillë. Thënë ndryshe, prona publike e institucioneve qëndrore ndalohet të ju jepet në shfrytëzim personave juridiko-privat.
Këto gjetje janë konstatuar edhe në raportin e auditorit të brendshëm.
Kjo nuk mund të lejohet e as të tolerohet!
Ky është orkestrim financiar.
Kjo është kurdisje ekonomike dhe përfitim financiar i kundërligjshëm në shfrytëzim të kundërligjshëm të pronës publike dhe në dëm të interesit të përgjithshëm publik.
Do të ketë kthim të dinjitetit dhe besimit në institucione!