Të gjithë ne e dimë se patatet janë tejet të shëndetshme dhe se me pak përbërës mund të bëhen edhe më të shijshme.

Andaj, këtu do gjeni një recetë gjermane me patate, nga “Food Network”

Çfarë ju nevojitet?

1 kg Patate të reja

1 qepë e verdhë të prerë

½ proshutë

1 qepë e kuqe e madhe, e prerë

¾ uthull molle

1 lugë gjelle mustardë

¼ vaj ulliri

Kripë dhe piper

8 qepë të reja të prera hollë

Përgatitja

Vendosni patatet në një tenxhere të madhe dhe hidhni qepët e verdha dhe shtoni ujë të ftohtë. Pas zierjes prisni patatet dhe vendosni në një tas dhe mbuloni për t’i mbajtur të ngrohtë.

Më pas merrni një tenxhere shtoni proshutën shtoni qepën e kuqe në yndyrën e proshutës dhe zijeni për 3 deri 4 minuta. Shtoni me kujdes uthullën dhe mustardën dhe gatuani për dy minuta. Më pas shtoni kripën dhe piperin. Dhe të gjithë këtë hidhni tek patatet të cilat i keni zier më herët. Shtojani qepën e re të grier, majdanoz si dhe kripë.