Pasi kanë folur të gjithë pjesëmarrësit, në hapësirën jashtë vendit ku po mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor është realizuar “fotografia familjare”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili në Samitin e Sofjes më të madhin të organizuar ndonjëherë ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ka folur për perspektivën evropiane të Kosovës, duke kërkuar që sa më shpejt të liberalizohen vizat.
Në këtë samiti Thaçi ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministrin italian, Paolo Gentiloni, etj, shkruan lajmi.net.