Kompania kontraktuese nga komuna ka filluar punën tani që t’i sanojë rrugët në fshatin Murgull ku si pasojë e rrëshqitjeve të dheut janë dëmtuar.

Kështu ka njoftuar zyra për informim në Komunën e Podujevës e cila ka treguar se edhe Veliu ka vizituar atë pjesë.

Sipas komunikatës Veliu supozohet të ketë thënë se kjo po bëhet për ti evituar rrezikut të shkaktimit të ndonjë aksidenti në këtë rrugë.

Kompania kontraktuese është duke zhvuilluar punimet, me qëllim të krijimit të një baze më të fortë, pasi që shembjet kanë qenë afër shtratit të lumit Llap.