Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka paralajmëruar protestë të shtunën para ndërtesës së Qeverisë.
Një paralajmërim për protestë është bërë edhe më herët, për shkak të pakënaqësive të sindikatës për Projektligjin për Pagat, i cili u votua të hënën pa asnjë votë kundër.
Sipas sindikatës, projektligji është konsideruar diskriminues ndaj punëtorëve të arsimit dhe se nuk janë përfillur kërkesat për ngritje pagash.
Nëse edhe pas protestës qeveria nuk merr masa, SBASHK ka paralajmëruar edhe veprime tjera sindikale.