Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka dërguar 425 punëtorë të arsimit në pushime.
Këtë ka bërë të ditur SBASHK në një njoftim, ku thuhet se në pushime janë dërguar një numër i konsideruar i anëtarëve të SBASHK për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe në shenjë respekti për punën e përkushtuar të këtyre punëtorëve.
Financimin për pushimin e punëtoreve të arsimit është mundësuar nga mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion të SBASHK-ut.
Tutje, në njoftim thuhet se punëtorët e arsimit krahas pushimit po zhvillojnë takime në të cilat po diskutohet për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekeje për arsim edhe më të mire në Kosovë.