Përmes një komunikate për media, sindikalistët kanë adresuar një varg kritikash në drejtim të kryeministrit pas deklaratave të tij. Në mbledhjen e mbajtur sot SBASHK-u në Podujevë, kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme, transmeton Llapi.info
“Kryetarët e Shoqatave sindikale të Podujevës kanë adresuar edhe një varg kritikash në adresë të kryeministrit pas deklaratave te pamatura në adresë të tyre” thuhet në komunikatë
Sipas kësaj kumtese, Sindikalistët në krye me kryetarin Fadil Halimi, në mbledhjen e sotme, kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme.
“Sindikata e AF dhe AM e komunës së Podujevës ka shprehur indinjatën e thellë me ngritjen e pagës bazë prej vetëm 4 për qind. Sindikalistët llapjanë të udhëhequr nga kryetari Fadil Halimi në mbledhjen e sotme të kuvendit kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave të tyre të ngritjes së dinjitetshme të pagës bazë në vlerën prej 4 për qind të pagës së Kryeministrit. Kryetarët e Shoqatave sindikale kanë adresuar edhe një varg kritikash në adresë të kryeministrit pas deklaratave te pamatura në adresë të tyre. Arsimtarët llapjanë janë të parët që në vitet 90-ta organizuan procesin mësimor nën tytën e tankeve serbe dhe në asnjë rast nuk kanë hequr dorë nga misioni i tyre”, thuhet në komunikatë
Në mbledhjen e mbajtur sindikalistët kanë kërkuar ndarjen e buxhetit për tri pagat përcjellëse të pensionistëve.
“Po ashtu në këtë kuvend sindikalistët kanë kërkuar edhe miratimi i ligjit për punëtorët arsimore që kanë punuar në vitet 90-ta dhe ndarjen e buxhetit për tri pagat përcjellëse të pensionistëve.Kuvendi SBASHK-ut i komunës së Podujevës unanimisht ka vendosur që të nisen përgatitjet për veprime sindikale dhe janë pajtuar që përmes formularëve të nënshkrimeve të merret autorizimi i anëtarësisë për veprime të nevojshme përfundon reagimi i nënshkruar nga Fadil Halimi kryetar i SAF dhe SAM në Podujevë.”, përfundon komunikata/Llapi.info/