Autoritetet në Serbi gjatë muajit ë fundit po marrin kritika të rrepta nga Bashkimi Europian për shkak se brenda një viti ua kanë hequr vizat qytetarëve nga shumë vende të “botës tretë”, transmeton Koha.net.

Problem për BE-në, siç përcjell gazeta e Beogradit “blic”, është se Serbia kështu po i qeras vendet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së saj. Kështu po vështirësohet lufta e BE-së kundër migrimit ilegal .

Gjatë një viti Serbia ua ka hequr vizat Indisë, Iranit, Bahameve, Barbadosit, Xhamajkës, Mauriciusit, Meksikës, Sent Vinsentit, Grenadeve, Paraguajt dhe Kolumbisë. Po ashtu regjimin pa viza e kanë edhe Suriname, Guinea Bisao dhe Burundi.

Nga të gjitha këto vende, vetë Kolumbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Për politikën serbe ndaj liberalizimit të vizave i së pari ka folur Sllovenia e cila si problematike ka paraqitur sidomos heqjen e vizave për Iranin e për disa vende afrikane.

Pastaj erdhën kritikat edhe nga Këshilli i Europës i cili kërkoi që Serbia të zbatojë politikën e BE-së rreth liberalizmit të vizave.

Gazeta e Kroacisë “Jutarnji list”, duke përmendur fjalët e një zyrtar të paidentifikuar të BE-së, thotë se për akët arsye Serbisë mund t’i hiqet regjimi pa viza i Bashkimit Europian.