Ambulanca e mjekësisë familjare(AMF) në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë do të funksionalizohet së shpejti. Një gjë të tillë për llapi.info e ka bërë të ditur Afrim Shabani, ushtrues i detyrs së drejtorit në QKMF në Podujevë.

“Sot patëm një takim me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun dhe Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Agron Hysenin. Kryetari ka shprehur dëshirën që AMF-ja në Lagjen e Kuvajtit të funksionalizohet. Një gjë e tillë do të bëhet pasi të bëhen pregaditjet e nevojshme”, ka thënë Shabani për llapi.info.

Ai ka treguar se për rreth dy javë do të bëhen pregaditjet dhe do të funksionalizohet kjo AMF.

Ndërsa, shërbimet që do të ofrohen në këtë AMF janë: vaksinimi, ineksionet, pastrimi i plagëve, infuzionet. Mjeku do të jetë dy deri tri herë në jave, ndërsa, teknikët çdo ditë.

Llapi.info muaj më parë kishte raportuar për mbylljen e kësaj ambulance dhe për nevojën e madhe që kishin banorët e kësaj lagjeje për një ambulancë të tillë.

AMF e Lagjës së Kuvajtit ishte në menagjimin e Ojq. KAD, e cila e kishte kaluar menaxhimin tek zyrtarët komunalë, por këta të fundit e patën mbyllur për shkak të mungesës së mjeteve financiare./llapi.info