Premiera e filmit “Balkan Scam 4” pjesë e të cilit është edhe aktori nga Podujeva, Ismet Shala i njohur si Isa Cuki do të shfaqet me 14 tetor të këtij viti në Shkup, shkruan Llapi.info.

Kjo premierë do të shfaqet në sallën Fosina në Qendrën kulturore për të rinj (MKC) e cila gjendet pas televizionit shtetëror të Maqedonisë duke filluar nga ora 20:00.

Aktori Shala tha për Llapi.info se në premierën e këtij filmi mysafir special do të jetë aktori i Hollywood-it Guido Kessler.

“Me Guido Kesslerin luajmë bashkë në filmin “Someone dies tonight” dhe ai do të jetë mysafir në premierën e filmit “Balkan Scam 4”. Pasi që Guido Kessler është musafir special i kësaj premiere unë do ta pres atë në aeroportin e Maqedonisë së bashku me Flamur Asllanin. Edhe Flamuri është pjesë e filmit “Balkan Scam 4” tha ndër të tjera Shala.

Ndryshe, skenari dhe regjia e këtij filmi janë realizuar nga Mensur Kadriu dhe xhirimet e filmit janë kryer në Shkup. Filmi trajton temën e mafisë së Ballkanit./Llapi.info.

balkan-scam-4

guido-kessler