Gjykata e Apelit, më 29 korrik, do të shqyrtojë ankesën e Rrustem Mustafës, Latif Gashit dhe të Nazif Mehmetit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të nxjerrë më 7 qershor të vitit 2013.

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” avokati i Gashit, Bajram Tmava.

“Pas ankesës që e kemi bërë ne si palë mbrojtëse, gjykata ka vendosur që këtë muaj ta shqyrtojë atë”, ka thënë ai.

Tmava ka thënë se Prokuroria ka propozuar që ankesa e tyre të mos pranohet, mirëpo siç ka thënë ai, kjo nuk do të duhej të ndodhte pasi që ka mjaft bazë për shqyrtim të saj.

Mustafa, Gashi e Mehmeti janë shpallur fajtorë për krime lufte kundër popullatës civile.