Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në një intervistë për Telegrafin ka folur për shkuarjen në balotazh në gjashtë Komunat e Kosovës.
Sejdiu, përpos që u shpreh i bindur për fitoren në Prishtinë, ai theksoi se fitore të sigurt kanë edhe në Podujevë Prizren, Dardanë e Gjilan.
“Në Podujevë dhe Gjilan shanset janë reale për fitore. Dardana me Qëndron Kastratin si kryetar do të ecë mirë”, tha Sejdiu.
Nënkryetari i LVV-së, më tej ka theksuar se qytetari në garën për balotazh e ka më të lehtë të zgjedh mes dy opsioneve.
“Në Prizren do të jemi fitues dhe më në fund Prizreni do të shkëputet nga kthetrat e PDK-së”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se diskutimet për bashkëpunime do të bëhen pas balotazhit, duke theksuar se kanë përkrahje nga kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku.