Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdi,u ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit – në ekzil – të Kosovës, Bujar Bukoshi, dhe Qeverisë së tij për keqpërdorim mjetesh dhe mos marrje të përgjegjësisë për shpenzimet që kishte LDK dhe presidenti Ibrahim Rugova.

Sipas tij, sjelljet e Bukoshit dhe Qeverisë së tij e kishin acaruar ish-presidentin Rugova deri në atë masë sa ai donte që pas zgjedhjeve të vitit 1998 të krijonte një Qeveri të re pa Bukoshin dhe Isa Mustafën.

“Fillimisht mandatar për atë Qeveri kam qenë unë, pastaj dikush nga Lëvizja e Rexhep Qosjes, por nuk pati unitet dhe nuk u krijua Qeveria e re”, ka thënë Sejdiu.

Fatmir Sejdiu: Enver Hasani e përgatiti shkarkimin tim

Ish -presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka akuzuar drejtpërdrejt ish -kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për anshmëri në vendimin që çoi tek dorëheqja e tij.

Sejdiu ka thënë se anshmërinë e Hasanit dhe ndikimet politike ia kanë konfirmuar dy gjykatësit ndërkombëtarë në Kushtetuese.

Ish -presidenti, në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk mund të flasë më shumë për njerëzit që u ka konvenuar shkarkimi i tij, por ka thënë se të njëjtit tash po e ndjekin nëpër gjyqe edhe vetë Enver Hasanin.