Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu ka thënë se nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Sejdiu në një intervistë për RTK, duke mos dashur të hyjë në detaje të raporteve që ka me Mustafën, ka thënë “nuk kemi gjetur një gjuhë bashkëpunimi”.
Ai ka shtuar se me Mustafën janë takuar 2-3 herë, por që nuk kanë mundur të kenë pika të përbashkëta.
Sejdiu thotë se Mustafës ia ka përcjellë mendimet e tij, e që sipas tij fatkeqësisht kanë dalë ato që i ka thënë, siç është humbja e Prishtinës nga LDK.Lidhur me të ardhmen e LDK-së, ai thotë se kjo parti mbetet një fuqi e madhe, sepse ka shumë njerëz që e duan dhe e simpatizojnë atë, kurse theksoi se është i vetmi themelues i LDK-së që është ende në strukturë dhe nuk mund të heq dorë nga LDK.