E. M. 9 vjeç nga fshati Sekiraqë i Podujevës është kafshuar dje rreth orës 17:00 nga qenët endacak, shkruan Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar babai i vajzës, Fahrudin Murati i cili deklaroi se sulmi i nëntë vjeçes ka ndodhur teksa ajo po kthehej nga shkolla Sekiraqë- Podujevë.
Ai i tha portalit se presim edhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve që të reagojnë lidhur me këtë rast.
Sipas Muratit rasti është lajmëruar edhe në Polici./Llapi.info