Dje në fshatin Sekiraqë të Podujevës rreth orës 21:00, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë dhe një këmbësore, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë i dyshuari shqiptar, me nënshtetësi austriake derisa ishte duke drejtuar veturën e tij me targa të Austrisë, nga pakujdesia ka goditur viktimën femër (këmbësoren). Nga ky aksident viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në QKUK.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit i janë konfiskuar dokumentet dhe është liruar./Llapi.info