Policia e Kosovës ka raportuar se pas një pune hetimore të zhvilluar nga policia dhe me urdhër të gjykatës janë kontrolluar disa lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 60 aparate te lojërave të fatit, 3 roleta dhe dokumentacione te ndryshme.
Këto aksione janë kryer në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti mbetet nën hetime.