Një furgon me 1 milion paund cash që vinte nga Anglia është ndaluar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Report Tv mëson se furgoni ka ardhur nga porti i Ankonës në Itali dhe ka mbërritur në Durrës rreth orë 12:00. Furgoni ishte i ndaluar, pasi ishte me risk dhe duhej të kontrollohej në çdo kalim në Portin e Durrësit.
Mësohet se furgoni mblidhte pako nëpër qytete të ndryshme të Anglisë dhe i sillte në vendin tonë duke shërbyer si postë private mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Furgoni aktualisht ishte i mbushur me rroba dhe orendi shtëpiake.
Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga furgoni ku janë sekuestruar paund cash.