Ish-komandanti i UÇK-së, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u ka dalë në krah ish-luftëtarëve që sot protestuan për pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Sipas Selimit, me fryerjen e listave janë kryer më shumë se 40 mijë vepra të shkeljes së ligjit për Statutin dhe të Drejtat e Familjeve të Dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së. viktimave civile dhe familjeve të tyre.

“Ata kane te drejte te protetojne dhe te jene te revoltuar, por edhe te tjere e kane per detyre, edhe nese nuk protestojne, sepaku ta thone te verteten se LISTAT E VETERANEVE TE UCK-se JANE STERMBUSHUR ME VETERANE TE RREJSHEM. Duke qene evidente tashme qe fryerja e listave te perfituesve nga statusi i veteranit te UCK-se ka kaluar trefishin e numrit qe kane qene vertete luftetare te UCK-se, atehere rezulton te jene kryer me shume se 40.000 vepra te shkeljes se Ligjit ne fuqi nr 04/L-054 per Statusin dhe te drejtat e Familjeve te Deshmoreve, invalideve, veteraneve, pjestareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, viktimave civile dhe familjeve te tyre – Neni 21.3, ku thuhet: “Çdo person, i cili me vetëdije, paraqet deklaratë të rreme apo prezanton dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të të drejtave dhe beneficioneve, të përcaktuara sipas këtij ligji, ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi lidhur me paraqitjen e deklaratës së rreme dhe falsifikim të dokumenteve”, ka thënë Selimi.

Përgjegjës sipas Selimit janë të gjithë ata që kanë përfituar rrejshëm ose ua kanë mundësuar të tjerëve të marrin rrejshëm statusin e veteranit.

“Ne shkelje te ketij ligji, ne bashkeveperim, jane pergjegjes te gjithe personat qe kane perfituar rrejshem ose ua kane mundesuar te tjereve te perfitojne rrejshem nga statusi i veteranit te Luftes. Prandaj, kushdo qe ka perfituar pa merite, e ka blere apo e ka shitur statusin e veteranit, e ka kembyer statusin e veteranit me libreza partiake apo per motive tjera, duhet te jape llogari edhe para veteraneve dhe luftetareve te vertete por edhe para ligjit”, ka përfunduar ai shkrimin e tij në Facebook.