Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që u mbajtë për të trajtuar tri nisma legjislative, para medieve ka thënë se nuk kanë arritur të pajtohen për shkak të dallimeve mes subjekteve politike, dhe mos-dakordimit të grupeve më të mëdha parlamendtare, me theks të veçantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Selimi tha se proceduralisht janë plotësur kushtet që këto projektligje të procedohen nëseancë të Kuvendit, por sipas tij LDK-ja nuk është e shqetësuar pë shëndetin e qytetarëve, por pë bashkepunim me presidentin Hashim Thaçi.

“Kemi konstatuar dhe po vazhdojmë ta rikthesojmë që proceduralisht janë plotësur kushtet që këto projektligje të procedohen nëseancë të Kuvendit, edhe pse për materien e këtyre projektligjeve kemi mendime të ndryshme, por nuk është përgjegjësi e Kuvenit që të diskutojmë për materien e këtyre ligjeve”, tha ai.

“LDK-ja, nënkryetari që vjen na LDK-ja prej Kuvendit, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, lëshuan mbledhjen duke krijuar një atmosferë jo bashkëpunuese, pavarësisht vullnetit dhe dëshirës sonë që të kishim një dakordim për këto projektligje”, u shpreh Selimi.

“Këto projektligje kanë të bëjnë me përballimin e qytetarëve e Qeverisë ndaj pandemisë COVID-19. Jemi të shqetësuar për gjendjen e qytetarëve. Duket se LDK-ja nuk është e shqetësuar as e shqetësuar për qytetarët e as për luftësn kundër coronavirusit, është e përqëndruar në luftën kundët Qeverisë. Është e përqëëndruar jo vetëm që Qeverisë të ia pamundësoj qëverisjen, por edhe t’ia pamundësoj ndoihmën për qytetarët ”, tha Selimi.

Ai tha tutje, se LDK-ja para se ta ketë mendjen të qytetarët e Kosovës, e ka mendjen për të bashkëpunuar me Thaçin, dhe për të formuar koalicione anti-kushtetuese.

“Po duket sheshas se LDK-ja para se ta ketë mendjen të fati i Kosovës, e ka mendjen te bashkëpunimi me Thaçin e ka mendjen te Qeverisje anti-kushtetuese të cilat i ka proklamuar”, tha Selimi.