Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes një postimi në Twitter e ka vlerësuar si një aksion të madh të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Interpolin dhe Malin e Zi, arrestimin e katër të dyshuarve për vrasje, të mërkurën në Prishtinë.
Sipas Selimit, ata – të malazezë dhe serbë – ishin të armatosur dhe të rrezikshëm.
“Të paktën një i dyshuar duket se ka punuar edhe për agjensinë famëkeqe të inteligjencës serbe, BIA”, ka shkruar tutje Selimi.
Great action of @Kosovo_Police in cooperation w/ @INTERPOL_HQ & MNE police, four Montenegrin and Serb murder suspects arrested, on Interpol warrant. They were armed and dangerous. At least one suspect seems to also have been working for Serbian notorious intelligence agency BIA.
— Petrit Selimi (@Petrit) July 19, 2018