Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se Serbisë më së shumti i konvenon nëse ekipi negociues kosovar udhëhiqet personalisht nga Hashim Thaçi. Prandaj, sipas Selimit, dialogu bartet aty ku është Thaçi.
“Kjo nuk është ftesë e sinqertë, kjo është ftesë për bashkëfajësi, dhe jo ne nuk pranojmë”, ka thënë deputeti i VV’së, transmeton Express.
“Nëse Zajednica hyn në listën e vendimeve të lehta të Thaçit, paramendoni se çka mund të jetë vendim i vështirë”, ka thënë Selimi.
Ndërsa, Selimi tha se Presidenti Thaçi është shumë i përshtatshëm për Serbinë që të negociojnë me të, prandaj dialogu po bartet varësisht në pozitat politike që ka bartur Thaçi.
“Nëse Thaçi do të ishte kryetar komune, atëherë dialogu do të bëhej në nivel komunash”, ka thënë Selimi.