Ministri në detyrë i Drejtësisë Selim Selimi, ka thënë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do ta anëtarësojë Kosovën në NATO.

Selimi që vjen nga radhët e AAK-së shtoi se sot u bë një hap i vogël drejt ëndrrës së madhe.

“Ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dyshime kishte edhe për ushtri, dyshime ka edhe për NATO-n, por per temat e sigurisë duhet t’i ipet haku Ramush Haradinajt”.

“Urime Kosovë, një hap i vogël drejt ëndrrës së madhe për realizimin e objektivit tonë strategjik: Kosova, anëtare e NATO-s”.

Sot Kuvendi i Kosovës me 92 vota pro ka miratuar vendimin që Forca e Sigurisë të marrë pjesë në misione ndërkombëtare paqëruajtëse.