Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, duke komentuar kandidaturën e AAK-së dhe kërcimet e kësaj për postin e presidenti, ka thënë se në tryeza politike duhet të shkohet pa kushte, raporton GazetaBlic.

Selmanaj në Kanal10 ka deklaruar se nëse s’ka marrëveshje sa i përket çështjes së presidentit, vendi, sic ka thënë ai, do të shkojë në zgjedhje.


“Nuk duhet të ketë kushte nëpër tryeza politike, ato janë vetëm pengesa në zgjidhjen e problemeve. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet për presidentin e vendit, atëherë shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka ndonjë emër për këtë post, por që ka shtuar se është e gatshme për dialog.