Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, shkruan Llapi.info.
Ky test i cili ka filluar në orën 10:00 në komunën e Podujevës është duke shkuar shumë mirë.
Kështu kanë thënë për Llapi.info zyrtarë të komunalë të drejtorisë së arsimit.
Ata thanë se ky proces i cili ka filluar në ora 10:00 ka filluar mbarë dhe pas orës 13:00 do të dalin edhe me një qëndrim tjetër zyrtar për të njoftuar me mbarëvajtjen e procesit.
Kujtojmë se këtij testi do t’i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në të gjithë Kosovën./Llapi.info.