Një person i panjohur ka aksidentuar një të mitur në Mitrovicën Veriore, njofton Klan Kosova.
Si pasojë i riu serb ka marrë lëndime trupore, ku më pas është trajtuar në spitalin e Mitrovicës nga të cilët është liruar për më shtëpi.
“I dyshuari që e kishte shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Aksidenti ka ndodh mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa si revolt ndaj rastit, serbët kanë bllokuar rrugën pas orës 21:00, njofton Klan Kosova.
“Është raportuar se nga banorët lokal dhe nga vozitësit e taksive të një kompanie për shkak të një aksidenti në trafik ka ardhur deri te bllokimi i rrugës”, njoftojnë Policia.
“Pas intervenimit të njësisë policore rruga është liruar, personat janë shpërnda dhe nuk është raportuar për ndonjë incident”.