Më shumë se gjysma e banorëve të Serbisë mendon se Beogradi do të duhej të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, nëse forcat kosovare e marrin veriun e Kosovës, transmeton Koha.net.
Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik bërë nga agjencia Faktor plus, përcjell FoNet.
Hulumtim i është bërë gjatë këtij muaji dhe nga 1.200 veta të marrë në pyetje, më shumë se tri të katërtat kanë emocione të fuqishme për Kosovën, porse nuk janë të gatshëm që ta vuajnë jetën në mënyrë që Kosova të mbetej pjesë e Serbisë.
Në pyetjen nëse Kosovën e konsiderojnë vend të vetin, çdo i pesti ka thënë jo. Dy e treta e të pyeturve është angazhuar të Kosova të mbetet konflikt ngrirë.
Gati gjysma e të pyeturve ka thënë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet gjatë 5 – 10 vjetëve të ardhshëm.