Katër të burgosur, në mesin e të cilëve është edhe Slobodan Gavriq nga Beogradi, i dënuar me 13 vjet burg për terrorizëm në Kosovë, janë serbët e vetëm në burgun e Podujevës që sot janë transferuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton Llapi.info.

Këta të burgosur si shenjë kundërshtimi, kohë më parë kanë hyrë në grevë urie për të mos u transferuar në Gërdofc.

Mirëpo kjo gjë nuk është parë si pengesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ajo në bazë të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm dhe në bashkëpunim me organet tjera të sundimit të ligjit ka transferuar këta katër persona në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

Në mënyrë që të gjithë të burgosurit të marrin trajtimin adekuat, Burgu i Sigurisë së Lartë në vitin 2013 ka pranuar një staf korrektues serb të cilët tani janë angazhuar në punë me këtë kategori të të burgosurve./Llapi.info