Pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Brazilit kanë shpërthyer trazirat në Vjenë dhe për këtë shkak është dashur ndërhyrja e policisë.

Incidentin e kanë shkaktuar serbët, siç njofton Tanjugu, të revoltuar me eliminimin nga Botërori, përkundër numrit të shtuar të policisë në lagjen që kryesisht tubohen serbët, ata, rreth 200 sosh, pas disfatës së Serbisë dolën në rrugë dhe bllokuan komunikacionin dhe brohoritën parulla nacionaliste, transmeton Koha.net.

Serbët e revoltuar kanë sulmuar policinë me mjete piroteknike dhe shishe, por policia i shpërndau shpejt dhe trafiku u normalizua.
Ngjashëm kishte ndodhur edhe pas ndeshjes me përfaqësuesen e Zvicrës kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola dhe festuan me shqiponjë.