Ushtria serbe i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva.
Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.
Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.
Llapi.info ka kontaktuar direkt me familjarët e dy të rinjve llapjanë, të cilët e kanë konfirmuar rastin.
Ata kanë thënë që Serbia po u kërkon shuma parash deri 20 mijë euro për lirimin e tyre.
Mirëpo, gjendja financiare nuk është e qëndrueshme dhe nuk kanë mundësi për ta kryer këtë pagesë.
Për rastin në fjalë janë informuar edhe autoritetet e sigurisë në Kosovë.
Llapi.info në shkrimet e ardhshme do ta trajtojë me detaje këtë rast, duke e zbuluar identitetin e tyre dhe mundësinë për këdo që ka mundësi t’i ndihmojë familjet në fjalë.
/Llapi.info/