Gjatë qëndrimit në Leshak, Aleksandar Vuçiq ka bërë disa premtime për investime në këtë rajon të Kosovës.

“Dua t’ju them se ne do të bëjmë një konvikt këtu për Shkolla bujqësore, për 150 – 200 nxënës. Ne do të investojmë para të mëdha në Trepçë në Leposaviq, 13 milionë euro të tatimpaguesve të Serbisë”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq i cili ka shtuar se në Leposaviq do të ndërtohet fabrika e baterive që do të punësojë 300 veta.