Vuçiq e prezanton rikufizimin (me Kosovën – plotësim ynë) si hap historik, shikim nga e ardhmja, ndryshe nga siç e kuptojnë kryesisht forcat “retrograde”, opozitare, të cilat, ta rikujtojmë këtu, atij ia kishin lidhur duart kur ishin në pushtet, thuaj se Kosova nuk ishte humbur qysh para disa shekujsh, komenton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Koha. net.
përfundimtar ndodhi më 1912, kur “çlirimin” e Kosovës, siç u festua në Serbi, shumica shqiptare e përjetoi si “okupim” të ri, ndërsa Beogradi zyrtar as që u përpoq të ndryshojë këtë perceptim të shqiptarëve. Përkundrazi, me masa represive vetëm sa e rriti këtë ndjenjë të tyre se janë qytetarë të rendit të dytë, vazhdon komenti i REL-it.
Vetëm politika e Titos, si një kroat që ishte, nëse kjo ka rëndësi, ua bëri të mundshme shqiptarëve të ndihen më të barabartë në Jugosllavi. Meqë ajo u shemb pjesërisht për shkak të nacionalizmit serb, shqiptarët s’kishin si të rrinin në një Serbi të tillë. Siç kishte thënë Koça Popoviq, “me përpjekje të mëdha, nga shqiptarët e Kosovës u bë të krijojmë jugosllavë, por nuk ka aso përpjekjesh me të cilat do të do të mund të krijonim serbë prej tyre”.
Fundja, Vuçiq ishte pjesë e politikës së Millosheviqit e cila i largoi përfundimisht shqiptarët nga Serbia. Më vonë, si një nga liderët e radikalëve serbë, derisa sa ishte në opozitë, kishte sulmuar ashpër përpjekjet e autoriteteve të DOS-it të atëhershëm që të negocionohej me liderët shqiptarë.
Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ishte anatemuar vetëm pse kalimthi në aeroport ishte përshëndetur me Thaçin. Vuçiq, ndërkaq, tash pesë vjet negocion me atë Thaç, duke e prezantuar këtë si një shkathtësi shtetare e largpamëse, komenton REL në gjuhën serbe.
Ka shumë shembuj standardesh të tilla të dyfishta në politikën e presidentit të Serbisë. Fundja, deri në prill të këtij viti thoshte se kushdo është për ndarje të Kosovës, ose mbështet qëndrimin se ajo nuk është serbe – “është tradhtar”. Është enigmë e madhe se çfarë ndodhi brenda një afati kaq të shkurtër. Ndoshta njëmend dikush nga bashkësia ndërkombëtare, duke e parë se negociatat e deritashme midis Beogradit e Prishtinës nuk çojnë askund, e kishte kuptuar se Serbisë duhet t’i bëhet një lëshim çfarëdo qoftë që të mund të pranojë realitetin e ekzistimit të Kosovës si shtet.
ë favor të kësaj flasin deklaratat e këshilltarit të presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini. jëherësh, Vuçiq ka parë se po skadon afati për arritjen e marrëveshjes detyruese me Kosovën, pa të cilën nuk ka vazhdim të integrimit europian të Serbisë, prandaj me tregimin për “korrigjim” kufijsh të tërhiqet vëmendja nga thelbi dhe përmes “kapixhikut”, duke e prezantuar si një sukses të madh – të pranojë atë që shumëkush në Serbi ende nuk është gatshëm ta “përpijë”, dhe kjo është Kosova shtet i pavarur