Serbia është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi të premten mbrëma është mposhtur nga Zvicëra me rezultat 3-2.

Për Zvicrën luajtën dy kosovarët Xhaka e Shaqiri me këtë të fundit i cili shënoi edhe një gol, shkruan IndeksOnline.

Ky eliminim nuk i ka pëlqyer mediave serbe, ku ka pasur deklarata nga kampi serb se në Katar do ta fitojnë titullin e botës.

Mediumi i njohur serb “b92.net”, në titull kryesor shkruan “Serbia në ‘kontejner’”.

“Reprezentacioni i Serbisë ka përjetuar shuplakë të re, ndërsa stadiumin ‘974’ ku luajti ndaj Zvicrës, e kemi quajtur ‘kontejner’ pasi prej të tillëve edhe është ndërtuar”, shkruan mediumi serb.

Ëndrra e tyre u shuka nga kosovarët Xhaka e Shaqiri, pasi Serbia nuk arriten ta kalonte as grupin e lëre më të ishin fituese e Kupës së botës./IndeksOnline/