Pilotët e Federatës Aeronautike të Kosovës kanë marrë pjesë në fundjavën e kaluar në PreWorld Championship që është mbajtur në Vrsac të Serbisë.
Gara ka qenë e vlefshme për grumbullimin e pikëve që ndikojnë për pjesëmarrje në Kampionatin Botërorë si dhe për ngritjen në ranglistën botërore ku Kosova për momentin gjendet në vendin e 14-të në botë, njofton nga kjo, federatë, përcjell Klan Kosova.
Përveç kësaj, ata thonë se nga autoritetet e Serbisë ju është kërkuar që të mos e bëjnë publike menjëherë pjesëmarrjen atje.
“Arsyeja pse po e bëjmë ketë njoftim pas mbajtjes së garës është pikërisht kërkesa nga Federata Serbe e Aeronautikës që ky lajm mos te dalë në media menjëherë sepse shumë shpejt po ndërhyn politika në sport dhe pastaj rezultati po është që po i ndalohet hyrja sportisteve njëjtë sikur kolegëve nga Federata e Karatesë apo atyre të Hendbollit”, thuhet në kumtesë.
“Sportistët gjatë rrugës dhe gjatë qëndrimit atje kanë hasur në mikpritje dhe trajtim sikur sportistet e tjerë nga vendet tjera pa hasur në ndonjë provokim apo diskriminim”.
Gara ishte e disiplinës rënie në cak, gara e cila ka karakteristikën e vetë si disiplinë, ku sa më pak pikë në praktikë është rezultat më i mirë.
Pilotët pjesëmarrës në këtë garë ishin:
Avni Kuci (AK Shqiponja e Artë)
Halim Musa (AK Prizreni)
Hizdri Gubetini (AK Prishtina)
Petrit Mustafa (AK Prishtina)
Nijazi Gashi (Shqiponja e Artë).