Edhe pse ka marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Bruksel në vitin 2011, Serbia ende nuk ia ka kthyer Kosovës të gjitha kopjet origjinale të dokumenteve kadastrale para vitit 1999 të cilat janë marrë nga Serbia gjatë luftës.
Marrëveshja kërkonte që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë Ligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, e cila do të bënte krahasimin e pronave private të para vitit 1999 me të dhënat e kadastrës momentale.
Këtë Ligj Kuvendi e kishte miratuar në qershor të 2016.
Mirëpo, grupi parlamentar i Listës Serbe pretendonte se ky Ligj bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, dhe e kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila pastaj e kishte shpallur ankesën të papranueshme dhe i njëjti Ligj kishte hyrë në fuqi në nëntor të 2016.
Mirëpo, edhe pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, për Qeverinë ende është sfidë qasja dhe marrja e këtyre dokumentacioneve.
Mirëpo, ky Ligj nuk mund të zbatohet pa u kthyer dokumentet nga Serbia.
“Serbia nuk i ka kthyer dosjet kadastrale në Kosovës përmes PSBE siç është paraparë në pikën 3 të Marrëveshjes së Brukselit të 2 shtatorit 2011”, thuhet në raportin e Qeverisë që e posedon KALLXO.com
Sipas raportit të Qeverisë, marrëveshja gjithashtu specifikonte që pala serbe duhej të bënte skanimin e dokumenteve kadastrale, të cilat do të ktheheshin në Kosovë nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.
Materiali është skanuar dhe indeksuar, mirëpo pala kosovare thotë se s’ka asnjë informacion se si janë kryer këto procedura ani pse janë monitoruar nga zyra e BE-së në Kosovë gjatë kohës së sa është skanuar dhe indeksuar ka qëndruar në Serbi.
“I gjithë materiali është skanuar dhe indeksuar dhe Zyra e BE-së në Kosovë ka monitoruar procesin e skanimit në Serbi. Sidoqoftë, pala kosovare nuk ka informacion se si është bërë skanimi dhe indeksimi”, thuhet në mes tjerash në raportin e Qeverisë për marrëveshjet e Brukselit.
Sipas Qeverisë, misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë mund të ndikojnë në zbatimin e pikave të kësaj marrëveshje