Në shumë Komuna të Kosovës sivjet filloi të çelë dhe të lulëzojë asfalti, shkruan Llapi.info.
E raste jo të pakta pati edhe në Komunën e Podujevës. Për dyshimet në cilësinë e asfaltit reaguan edhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.
Vetëm pak kohë pasi po përfundojnë punimet, barishtet po “lulëzojnë” mbi asfalt.
Rreth një vit pas përfundimit të asfaltimit, barishtet kanë filluar të zënë vend nëpër rrugë. Gjendje të tillë ka edhe rruga “Habib Zeka”, jo shumë larg qytetit. Kjo dëshmohet edhe në pamjet që banorët kanë dërguar në Llapi.info.
Ndryshe, për cilësinë e asfaltit në Komunë e Podujevës janë dhënë kritika nëpër seanca të Kuvendit Komunal. Madje, opozita ka akuzuar komunarët se asfaltimi i rrugëve po bëhet me gjerësi dhe cilësi të dobët./Llapi.info